My favorite Poem Mbi pemėn pėrballė,
Me siguri do t'kem rregulluar njė altoparlant nė tė cilin zogjtė
Do tė amplifikojnė kėngėt e tyre gjithė gėzim pėr zgjimin tėnd tė butė.
Do tė zgjohesh e lumtur nėn carcafėt e linjtė
Me njė rreze dielli qė luan nė hullinė e gjirit tėnd
Dhe do tė mė japėsh gojėn e lulėzuar.
Duart e mia prej tė dashuri do tė tė kėrkojnė gjatė
E ti do tė vish qė prej sė largu, mike
Nga thellėsia e qėnies tėnde gjithė gjumė e pupla
Tė mė presėsh.
Lumturia jonė do tė jetė e ngadaltė, e qetė
Do tė pushoj nė ty,
Sic pushon njeriu mbi varrin ė tij
Sepse asgjė nuk do tė jetė jashtė nesh.
Dashuria jonė e thjeshtė
E pakohė do tė jetė
Mė pas, do pėrshėndesim agun.
Do ti thuash mirėmėngjes catisė mbi ne
Dhe pasqyrės qė kundron lakuriqėsinė tėnde endacake.
Mė pas do tė kemi uri.
Do tė ketė caj Indie
Per tė na hequr etjen dhe mjaltė
Tė na ushqejė.
Tė kėnaqur do tė rrimė tė lidhur
Si dy vėllezėr qė duhen pėrtej gjakut
Dhe do thithim cigaren e parė tė mėngjesit.
Bashkė.
Vetėm atėherė do tė ndahemi.
Ti do tė mė pyesėsh dhe unė do tė tė pėrgjigjem
Duke parė gjithė mallėngjim kėmbėt e mia
Qė dashuria ka lodhur
Kėmbėt qė kanė ecur shumė lega grash
Derisa tė zbuluan ty.
Do tė mendoj se ti je lulja e fundit
e kėtij kėrkimi pa rreshtje.
qė nė ty ėshtė krijuar 1.
Papritur do tė trishtohem
Dhe do ndihem i vetėm, pa mėndje nė zhurmat e largėta tė qytetit
Ndėrsa ti merresh nė mėnyrė absurde mė tė pėrditshmen tėnde,
E humbur!, ah kaq e humbur dhe e largėt nga unė.
Do tė ndjej atėherė dicka qė mė mbyllet nė gji
Si njė portė e madhe.
Do jem xheloz pėr dritėn qė tė ravijėzon
Dhe xheloz pėr veten tėnde, qė lejon tė jetohesh
Kur do tė duhej tė mė ndiqje mua
Si pema e re ndjek rrjedhjen e lumit
Nė kėrkim tė humnerės.
Mė vjen ankthi
I kufirit qė na bėn tė kundėrt.
Shoh shtjellėn e ajrit qė tė rrethon
Hapėsirėn qė ndan kohėt tona.
Forma jote ėshtė njė tjetėr.
Shumė e bukur pėr tė qėnė tėrėsisht e imja.
Frymėmarrja jote ka njė ritėm tjetėr.
Ti je grua.
Ke gji, lotė dhe petale. Pėrreth teje ajri bėhet parfum.
Jashtė meje ti je njė imazh i kulluar
Nė mua je si njė zog qė pėrkėdhel
Si bukė qė pėrtyp
Si burim i fshehtė qė e pi
Si njė copėz re ku pushoj.
Por asgjė nuk tė shkėput nga kokėfortėsia
Tė ekzistosh, jashtė meje.
Dhe unė vuaj, mike
Vuaj qė nuk mund tė tė kem mė shumė.
Por gjithcka ėshtė asgjė.
Shoh papritmas fytyrėn tėnde
Ku shkruhet historia e jetės tėnde,
trupi yt qė buis nė lule
barkun tėnd pjellor.
Tė lėviz njė durim i pėrjetshėm.
Nė folenė e seksit tėnd
Jam unė, poezitė e mia, dhimbjet
Ringjalljet.
Gjinjtė e tu janė kupa qumėshti mė tė cilėn heq etjen universalė
Je grua.
Si gjethė. Si lule. Si frut.
Dhe unė jam thjesht i vetėm.
Skllavi yt
Eci nė hijen tėnde tė madhe tė vogėl.
Do tė tė shoh kur bėn banjė.
Do heq nga vetja atė qė ka ngelur nga dashuria jonė
Ndėrsa do kėrkoj ndonjė gjė tė jashtėzakonshmė pėr tė tė habitur
Por gjithcka ėshtė asgjė.
Janė gjestet e tua qė flasin
Tkurrja e buzės nė mėnyrė qė lėkura tė hekuroset paq
Qė tė shtrosh kremin
Goja, lehtėsisht e mbyllur mė tė cilin mund tė mistifikosh
Cdo lloj shėmbėllimi.
Dhe atėherė i dėshpėruar nisėm prej teje.
Jam gjahtar tigrash nė Benghal
Alpinist nė Tibet, murg nė Kintra
Speleolog nė Patagoni.
Kaloj tre muaj mė njė lundėr nė oqean tė hapur
Pėr tė provuar origjinėn polinezianė tė Majave.
Ushqehem me planktonė, flas mė pulėbardhat
I besoj detit njė shishe me poezi
Dhe pėrfundoj I mbytur nė brigjet e Antofagastės
Time, Life dhe Paris Match bėjnė reportazhė mbi mua.
Mė bėjnė "Njeriun e vitit" dhe kandidat tė sigurt tė Nobėl-it
Por ja,qė ti ha njė pjeshkė.
Buza jotė e poshtmė pėrthyen pulpėn
Lėngu tė rrėshqet nėn mjekėr,
tė bie njė pikė nė gji. Dhe ti qesh.
E qeshura jote shpėrbėn atomet.
Pasqyra bėhet pluhur, tubat e shkarkimit
Grumbullojnė sasi tė papritura stronciumi 90
Qė qėndrojnė nė shtresat e sipėrmė tė ajrit tė banjės
Vetėm genet e stėrnipave tė mi
Do tė japin njė provė precizė
Tė radioaktivitetit tėnd tė paskaj.
Ti qesh, mike.
Dhe mė puth duke shijuar pjeshkė.
Dhe unė tė dua tmerrėsisht.
Mundohem tė largoj frikėn :"Jo ajo mė do"
E them pėr tu vetbindur, ndėrsa ndjej
Gjinjtė e tu qė mė lulėzojnė nėn duar
Do qė tė ngelėsh shtatėzanė urgjentisht.
Ka nė ty njė dėshirė tė paparashikuar pėr majdanoz.
Do tė doje njė lindje pa dhimbje nėn dritėn
E teorisė sė reflekseve tė pakushtėzuara tė Pavllovit.
Pastaj duke buzėqeshur hesht.
Urrej heshtjen tėnde qė nuk mė pėrket
Qė nuk ėshtė e askujt.
Heshtjen tėnde qė ėshtė e banuar nga kujtime.
Tė jap njė shpullė dhe vrapoj
Tė pres venat me njė thikė blu
Gjaku mė rrjedh si kėrkesė faljeje.
Hap kutinė tėnde tė qepjes
Dhe mė qep pulset e mia tė braktisura me njė fill tė verdhė.
Mė qėllim qė ngjyrat tė shkojnė.
Mė lė tė thith karotidėn tėnde
Nė njė transfuzion tė gjatė, tė ngadaltė.
Shėrohem e ti del.
Je tek parrukierja.
Ndihem i tradhėtuar, kriminel, nė zgrip tė vajtimit.
Por ti afrohesh vetėm me xhaketėn e pizhamave veshur.
Dhe vendos dorėn time mbi kėmbėn tėnde
Dhe atėherė kėndoj
Ti je gruaja qė dua. Shkatėrromė.
Bukuria jotė e gėrryen mishin tim si acid
Asgjė nuk ka pas teje, vec gėrmadha.
Je domethėnia e padobisė sime
Shkaku i qėndrimit tim tė zgjatur mbi tokė
Dashuri, je e bėkuar: ti dhe parreshtja jote
E bekuar je ti qė krijon marramėndjen nė qetėsi
Qetėsinė nė gji tė pasionit
bėkuar jė ti qė lė burrin lakuriq para vėtės sė vėt
Qė mposht themelet e tė pėrditshmes
Fytyra jote ėshtė magjike nė gjithė errėsirėn e ekzistencės
TI je qė pėrgėnjeshtron gruan e rreme,
qė ecėn pėrkrah burrit nė marshin antik dhe tė vetmuar
drejt tė panjohurės
ajo qė tani ėshtė larg meje, afėr meje
ndėrsa jeton nė mėnyrė konstante nostalgjinė time
ajo qė ėshtė e dashura ime
e dashura dhe mikja ime
ajo qė mė shtron me vaj dhe asaj qe i kushtohen kėngėt
mikja ime qė s'perėndon kurrė
armikja ime e pandashme.
Another Poem Prangim i jetes i cdo fati ,
vetmi qe s'ke me c'ka e mbush;te ndajme qejfet jemi gati,
trishtimet s'del t'i ndaje kerkush.
Rri bej sehir si mbret i shkalur
me zemren pikur helm e kob,
dhe shoh ndaj fatit krye varur
si vitet rendin me galop.
Dhe kthejne prap' duke gulcuar
te vjetren enderr per te vrare.
po ja qe nje gropez e vetmuar
se s'shqyhet gazit : C'je i marre!
Se brenga tretet pas nje grime
dhe gjindja (as qe nuk dyshoj)
me fort se sa per lindjen time,
per vdekjen time do gezoje.
No comments:
Post a Comment